Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, ka deklaruar se ushtria izraelite ka arritur të mposht Hezbollahun në Liban dhe se eliminimi i liderit të grupit, Hassan Nasrallah, ishte një nga arritjet kryesore të këtij operacioni.
Në një deklaratë të tij, Katz theksoi se, megjithatë, lufta nuk ka mbaruar dhe tani ka filluar një fazë e re, ajo e rritjes së presionit ndaj Hezbollahut dhe forcave të tjera në rajon.
Ai tha se Izraeli do të vazhdojë të punojë ngushtësisht për të materializuar frytet e fitores, duke u siguruar që siguria në Liban të ndryshojë në favor të stabilitetit dhe paqes. Sipas ministrit Katz, ky është një hap i nevojshëm për të siguruar një mjedis më të sigurt për qytetarët izraelitë dhe për të përforcuar mbrojtjen e shtetit, shkruan A2.
“Ne e kemi mposhtur Hezbollahun dhe eliminimi i Nasrallahut, ishte arritja kryesore. Tani është detyra jonë të vazhdojmë të rrisim presionin dhe për këtë, do punojmë së bashku, për të materializuar frytet e fitores, duke siguruar edhe se siguria në Liban, do ndryshojë”, tha ministri izraelit i Mbrojtjes Israel Katz.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…