Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka komentuar deklaratat e kryeministrit Albin Kurti dhënë në një tubim me diasporën në Frankfurt se “patriotët e punëtorët më të mëdhenj janë në diasporë, jo në Kosovë”.
Kreu i PSD-së Dardan Molliqaj këtë diskurs të Kurtit e ka përshruar si “Rrehja shpinën, kapja votën”.
“Rrehja shpinën, kapja votën, – kështu mund të përshkruhet diskursi i Kurtit me diasporën. Gjithçka që kemi vjen prej diasporës. Diaspora është edhe masa edhe maza, edhe sasia edhe cilësia. Përgjigjen e kundërt, tipike për elitat e mbetura pa pushtet e kemi në Kosovë. Me një cinizëm përçmues, ajo na thotë se diaspora është një tufë injorantësh – gërrnaqa. Asnjëra s’është e vërtetë, diaspora nuk është as popull i zgjedhur, as llum. Njëjtë si këtu, aty ka edhe injorancë dhe mendje të holla; ka punëtorë të mirë, siç ka edhe parasite”,ka shkruar Molliqaj.
“Një diskutim i vërtetë me diasporën është i nevojshëm. Ajo është shumë e rëndësishme për ta lënë të instrumentalizuar kështu”, ka thënë Molliqaj.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…