Rastet e ngacmimeve, sulmeve e dhunimeve seksuale kanë marrë përmasa të frikshme në vend. Në shumë prej rasteve të tilla, viktima janë vajzat e mitura, të cilat keqpërdoren seksualisht nga persona të moshave madhore, raporton Gazeta Sinjali.
Një rast i tmerrshëm dyshohet të ketë ndodhur mbrëmë në lagjen Çamëria në Kamenicë, ku viktimë është sërish një vajzë e mitur.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se e gjithë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në orët e vona të mbrëmjes, kur viktima kishte marrë një taksi për t’u kthyer në shtëpinë e saj.
Bazuar në dëshminë e viktimës dhënë organeve të hetuesisë, shoferi i taksisë fillimisht i ka dhënë komplimente për dukjen e më pas ka devijuar rrugën duke e dërguar në një vend në dalje të qytetit.
E aty dyshohet të ketë filluar tmerri për vajzën e mitur, pasi 23-vjeçari dyshohet se ka puthur me forcë në buzë viktimën e më pas ka vazhduar në pjesë intime të trupit.
Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë marrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.
I dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku është përballur me denoncimin kundër tij.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunim’.
Policia e Kosovës ka sekuestruar një veturë me targa të huaja në Gjakovë, pasi e…
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka pranuar se sulmet e vazhdueshme ukrainase ndaj infrastrukturës strategjike ruse…
Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, ka bërë të ditur se negociatat ndërmjet Shteteve të Bashkuara…
Forcat amerikane rrëzuan shumë drone sulmuese iraniane me një drejtim që po shkonin drejt ngushticës…
Elon Musk u bë të premten trilioneri i parë në botë, pasi aksionet në kompaninë…
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se, në një skenar përballjeje me Iranin, preferenca e…