Po vazhdojnë përplasjet mes kryeparlamentares Vjosa Osmani dhe Grupit Parlamentar të PDK’së. Kur po fliste shefi i Grupit Parlamentar, Bedri Hamza, atij i përfunduan minutat e iu ndal fjala për çka reagoi. Osmani më kërkoi Hamzës që të mos bërtas, e kreu i deputetëve të PDK’së pastaj vazhdoi fjalën e tij duke e fajësuar Osmanin për zhvillimet e fundit.
“S’keni nevojë me bërtitë z. Hamza” , i tha kryeparlamentarja Osmani, Hamzës së PDK’së, i cili po kërkonte t’i lejohej ta vazhdojë fjalën e tij.
“Kësaj radhe po ju lejojmë (ta vazhdojë fjalën). Herave tjera merrni mbledhje të kryesisë dhe lexoni pak më mirë e i kuptoni ato që janë diskutuar”, i ka thënë pastaj Osmani.
E Hamza tha se kryeparlamentarja po vazhdon të ketë sjellje arrogante ndaj PDK’së, duke rikthyer në debat ngjarjet që kanë ndodhur që nga zgjedhja e Osmanit në krye të Kuvendit.
“z. Kryetare nuk ju duhet kjo arrogancë, nuk e keni nisur mirë. Ne jemi për kohezion në brendshëm, por kohezionin duhet ta krijojë pozita. Falëmnderit për këshillën, do të flasë më butë, por keq e keni nisur. Kjo arrogancë nuk të çon kurrkund”, është shprehur Hamza.
Osmani ditë më parë ka thënë se PDK’ja ka nisur bojkotin që nga zgjedhja e saj, e Hamza thotë se kur ajo u zgjodh kryetare, pozita i ka lajmëruar vonë për seancë.
“Jeni zgjedhur pa prezencë të opozitës. Nuk e kemi bojkotuar seancën sepse s’jemi opozitë e shtetit, mirëpo ju e keni përjashtu opozitën, duke mos e thirrur seancën në kohë. Ne nuk e kemi ditur dhe nuk kemi marrë ftesë” , është shprehur ai.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…