Vendimi i Turqisë për të shndërruar Katedralen e Shën Sofisë nga muze në Xhami, vendim që sipas shumë analistëve është më shumë politik se sa një vendim me bazë fetare, nuk i ka pëlqyer aspak Matteo Salvinit, Liderit të partisë “Lega Nord” në Itali, i cili së bashku me 60 protestues, u mblodhën përballë konsullatës turke duke kërkuar që monumenti 1500 vjeçar, të vazhdojë të mbetet muze, pasi sipas tij, katedralja është “një simbol i Krishtërimit”.
Të premten e kaluar (më 10 korrik), gjykata turke e quajti të pavlefshëm vendimin e vitit 1934, që i dha statusin e Monumentit, Katedrales, teksa Presidenti Turk, Rexhep Taip Erdogan tha se faljet në xhami do të nisin brenda dy javësh.
Duke mbajtur një maskë me flamurin italian, Salvini e përshkroi qeverinë turke si një regjim diktatorial dhe theksoi se “nuk duhet që trashëgimitë kulturore të Krishtërimit përreth globit të kthehen në Xhami.”
“Unë do të ndaloja çdo financim për regjimin turk dhe do t’i jepja fund një herë e përgjithmonë idesë së anëtarësimit të Turqisë në BE, pasi kemi dhënë mbi 10 miliardë euro një regjimi që shndërron kishat në xhami dhe besoj se e kanë kaluar cakun. Nga qeveria jonë asnjë fjalë. Heshtje mbi Kinën, mbi Turqinë, mbi Iranin dhe për Venezuelën”, tha Salvini.
Edhe Papa Françesku, gjatë fjalimit të së dielës e dënoi vendimin e Erdogan, duke thënë se ndihej i trishtuar për këtë vendim të qeverisë turke. Salvini tha se solidarizohej me “dhimbjen” e Papës, duke thënë se nëse lejohet ky konvertim i muzeut në xhami, shumë shpejt edhe Katedralja e Dumos në Milano do të kthehej në xhami.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Rusia, Greqia dhe liderët fetarë janë mes atyre që shprehën shqetësimin për ndryshimin e “status-quo”-së së trashëgimisë kulturore të mbrojtur nga UNESCO, një prej monumenteve më të vizituar nga turistët në Turqi.
Erdogan është shprehur se Katedralja e Shën Sofisë do të mbetet e hapur për myslimanët, të krishterët dhe turistët e huaj.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk e ka nënshkruar ende dekretin për datën e zgjedhjeve,…
Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë flakë dhe tym të dendur që ngrihen nga…
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, komentoi në rrjetin social Truth Social rritjen e ndjeshme të…
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, është deklaruar lidhur me komentin e tij dhënë…
Shpërthime janë dëgjuar mbi Dubai herët këtë mëngjes dhe ka pasur aktivitet të aeroplanëve luftarakë.…
Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…