Shefi i shërbimit të inteligjencës së jashtme ruse, Sergey Naryshkin, ishte fort në siklet pasi rrëshqiti keq dhe zbuloi tashmë metodologjinë e pushtimit dhe aneksimit të territoreve të shteteve tjera nga Rusia gjatë mbledhjes kontroverse të të hënës së transmetuar drejtpërdrejtë dhe u qortua keq nga presidenti rus Vladimir Putin, transmeton Gazeta Metro.
Në takim e të hënës drejtori i shërbimit të inteligjencës së jashtme të Rusisë, Sergey Naryshkin shprehu mbështetjen e një sugjerimi që “Donjetsk dhe Luhansk republikat t’i bëjnë pjesë të federatës ruse”. Komenti i tij në foltore u sfidua menjëherë nga presidenti rus Putin, që e qortoi dhe e Naryshkin u detyrua nga ai ta tërhiqte menjëherë.
Putin e qortoi atë rreptë me një nënqeshje të njohur të tij dhe me një ton prej mësuesi të zhgënjyer me nxënësin.
“Ne nuk po flasim këtu për këtë. Kjo nuk është ajo që po diskutojmë. Po flasim për pranimin e tyre si entitete të pavarura. Po apo jo?” po tha Naryshkin pasi e detyroi Putin atë të ndryshojë deklaratën. “Faleminderit. Mund të uleni tani” shtoi Putin dhe uli në vend shefin e inteligjencës.
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…