POLITIKE

“Mos më bëni presion për Kosovën ose e ndezi Bosnjën!”, Latifi dekodon mesazhin e lojtarit që po ushqen krizën në Bosnje

Blerim Latifi, ka komentuar takimin mes anëtarit serb të presidencës trepalëshe të Bosnje dhe Hercegovinës, Millorad Dodik dhe presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan.

Latifi ka thënë se Dodik, si njeriu kryesor i Vladimir Putinit në Bosnjë, po përpiqet ta tërheq Erdoganin në krizën e re të Bosnjës, duke i njohur rolin e protektorit të myslimanëve të saj, me qëllim që divergjencat dhe tensionet e Perëndimit me Erdoganin t’i projektojë në tensionet e Repubika Srpska me pjesën myslimane të Federatës Boshnjake.

Sipas tij, një lojtar tjetër në këtë lojë është edhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq, i cili “po e ushqen krizën në Bosnjë për ta përdorur si mburojë nga presionet perëndimore që kanë të bëjnë me Kosovën”.

“Mesazhi i koduar i këtij përdorimi është i lehtë për t’u kuptuar: Mos më bëni presion për Kosovën! Në të kundërtën unë e ndezi Bosnjën!”, ka shkruar Latifi në një postim në Faceook.

Postimi i tij i plotë:

Me të mbaruar takimin me emisarin amerikan, Millorad Dodik u nis për në Ankara që të takohet me Erdoganin. Ata që mendojnë se njeriu kryesor i Putinit në Bosnjë, po përpiqet të ruajë paqen dhe stabilitetin e Bosnjës, janë thjeshtë naivë. Kushdo që e kupton logjikën makiaveliste të lojërave politike, nuk e ka ta vështirë ta zbërthejë taktizimin e Dodikut me këtë vizitë.

Ka kohë që marrëdhëniet midis Perëndimit dhe Erdoganit nuk janë aspak të mira. Natyrisht, për shumë arsye, por sot, përgjithësisht, në Perëndim Erdogani perceptohet si lider që e ka shndërruar Turqinë në një shtet autoritar dhe po kërcënon kohezionin e NATO-s përmes thellimit të bashkëpunimit me Rusinë e Putinit. Në këtë kontekst, dinaku Dodik po synon ta tërheq Erdoganin në krizën e re të Bosnjës, duke i njohur rolin e protektorit të myslimanëve të saj, me qëllim që divergjencat dhe tensionet e Perëndimit me Erdoganin t’i projektojë në tensionet e Repubika Srpska me pjesën myslimane të Federatës Boshnjake. Natyrisht, Erdoganit i pëlqen ky rol prej protektori, prandaj edhe e priti aq shpejt në takim Dodikun. Por e gjithë kjo situatë, në thelbin e saj, paraqet një kurth taktik për myslimanët e Bosnjës, kurth i menduar mirë nga serbët. Sa më shumë që myslimanët e Bosnjës do të joshen për të hyrë nën kujdestarinë e Erdoganit, aq më shumë mbështetja për ta do të zbehet në Perëndim. Dhe nuk është e vështirë të kuptohet se cilat mund të jenë pasojat: aspiratat serbe për ta dezintegruar Bosnjën dhe bashkimin e Republika Srpska me Serbinë do të gjejnë përherë e më shumë mbështetës në zyrat vendimmarrëse të Perëndimit. Sigurisht nuk duhet harruar një lojtar tjetër në tërë këtë lojë: presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq! Ai po e ushqen krizën në Bosnjë për ta përdorur si mburojë nga presionet perëndimore që kanë të bëjnë me Kosovën. Mesazhi i koduar i këtij përdorimi është i lehtë për t’u kuptuar: Mos më bëni presion për Kosovën! Në të kundërtën unë e ndezi Bosnjën!

Që nga dita kur u kuptua se zgjerimi i Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor është hequr nga rendi i ditës për një kohë të gjatë, në Ballkan kanë filluar të shfaqen fantazmat e të kaluarës, duke filluar nga kryeqyteti i tyre: Beogradi.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

8 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

16 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

19 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

21 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

1 ditë ago