Gazetari i agjencisë serbe të lajmeve Tanjug, Marko Ivas, u akuzua penalisht pasi gjatë një interviste me kryetarin e Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, Zeljko Komsiq, ai mohoi faktet e konfirmuara nga gjykata se në Srebrenicë ishte kryer gjenocidi ndaj boshnjakëve në korrik të 1995.
Kallëzimi penal kundër Ivasit është bërë nga Instituti i Kërkimeve të Gjenocidit (IGK) me seli në Kanada, transmeton Hina.
Sipas një deklarate të lëshuar të mërkurën, akuzat kundër Ivas u depozituan në Prokurorinë e Bosnjë-Hercegovinës, bazuar në ndryshimet në Kodin Penal të Bosnje-Hercegovinës të vendosura nga ish-Përfaqësuesi i Lartë në Bosnje dhe Hercegovinë, Valentin Inzko, në fund të korrikut, shkruan aljazeera.
Në Bosnje dhe Hercegovinë, çdo mohim i krimeve të luftës, përfshirë krimin e gjenocidit të kryer në Srebrenicë, i themeluar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë (ICTY) dhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND), është bërë vepër penale më herët.
Çdo person që “aprovon publikisht, mohon, pakëson rëndë ose tenton të justifikojë një krim të gjenocidit, një krim kundër njerëzimit ose një krim lufte të përcaktuar me një vendim të formës së prerë, mund të dënohet me gjashtë muaj deri në pesë vjet burg, në përputhje me Karta e Gjykatës Ushtarake Ndërkombëtare, e aneksuar në Marrëveshjen e Londrës, 8 gusht 1945, ose ICTY, ose ICJ, ose gjykatës në Bosnje dhe Hercegovinë“.
Videoja, e cila është në dispozicion të mediave që nga e marta, tregon gazetarin e Tanjug duke diskutuar me Komsiç gjatë regjistrimit të intervistës nëse ka pasur apo jo gjenocid në Srebrenicë.
Komsiq këmbënguli se kjo ishte vërtetuar pa mëdyshje nga vendimet e gjykatës, për të cilat Ivas u përgjigj se ai nuk ishte dakord me ato vendime dhe se një “krim i tmerrshëm” ishte kryer për të në Srebrenicë, dhe jo gjenocid.
“Atëherë do të duhet ta bëni këtë intervistë me dikë tjetër”, i tha Komsiq para se të hiqte mikrofonin dhe të ndërpresë bisedën.
Askush nuk është ndjekur penalisht që nga hyrja në fuqi e ndryshimeve në Kodin Penal të Bosnjë-Hercegovinës të vendosura nga Inzko për mohimin e krimeve të luftës.
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…