Berisha e quajti arrestimin e Ilir Metës si një “akt terrorist të kryer nga narkoregjimi i Ramës”. Ai theksoi se Meta u tërhoq zvarrë nga bandat me uniformën e Ramës.
Gjatë mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se Rama i ka shpallur luftë opozitës dhe reagimi do të jetë i menjëhershëm me çdo çmim, shkruan A2.
“Rama na shpalli luftë dhe ne do i përgjigjemi, kjo betejë kërkon udhëheqje nga ana juaj të demokratëve dhe mbështetësve tanë në një mosbindje civile për të shpëtuar këtë vend. Para syve tanë, para kamerave, publikut shqiptar dhe botës, ndodhin akte të cilat edhe në diktaturë nuk ishin kaq publike, qëllimi i tyre është të frikësojnë qytetarët. Ne duhet të dalim vet në krye, të paguajmë çdo çmim, jemi të gatshëm për çdo çmim, Ti japim përgjigjen e merituar këtij regjimi.
Të ngrihemi me të gjitha mjetet e mosbindjes civile, prova ishte e shkëlqyer. Fati i Shqipërisë varet nga vazhdimi i saj. Opozita duhet të bëjë atë që se ka bërë gjer sot, të udhëheqë me guxim e vendosmëri qytetarët në këtë përballje me pushtetarët dhe bandat”, tha Berisha.
Më tej, Berisha tha se drejtuesit në qarqe të PD-së do të organizojnë paralizimin e plotë të këtij regjimi në datë 29.
“Më datë 29 drejtuesit në qarqe do të organizojnë paralizën e plotë të këtij regjimi. Pas datës 29, data tjetër do të jetë shumë e afërt”, tha Berisha.
Forcat ajrore izraelite sulmojnë infrastrukturën iraniane të naftës në Teheran. IDF njoftoi se ndërmori një…
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…