Moska kritika Papës, një ditë më pas hakerohet faqja e internetit të Vatikanit

Faqja zyrtare e Vatikanit nuk funksionoi pas një sulmi të dukshëm hakerësh të mërkurën, tha të mërkurën selia e Kishës Katolike Romake.

“Një hetim është duke u zhvilluar për shkak të numrit të madh të përpjekjeve për të hyrë në vend,” tha zëdhënësi i Vatikanit Mteo Bruni, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Reuters raporton se sulmi erdhi një ditë pasi Moska kritikoi Papa Françeskun, i cili më parë kishte dënuar sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës.

Në një intervistë për revistën “Jesuit”, Papa veçoi trupat nga Çeçenia dhe pakicat e tjera etnike nga Rusia, duke vënë në dukje “brutalitetin” e tyre të veçantë gjatë luftës.