Bizneset që operojnë në sektorin e Turizmit vuajnë më shumë problemin e mungesës së fuqisë punëtore gjatë sezonit veror. Përfaqësues të shoqatave të turizmit thonë se shkollat profesionale nuk plotësojnë nevojat e tregut.
Mungesa e fuqisë punëtore, ka filluar të ndihet, sidomos në sektorin e turizmit. Bizneset në hoteleri, bare dhe restorante, sidomos në zonat e bregdetit, po hasin vështirësi në gjetjen e punëtorëve.
“ E para është largimi, e dyta është rritja me mbi 10% të industrisë turistike. Problem tjetër është se Shqipëria ka turizëm dhe bujqësi si dy industri kryesore dhe kjo ka bërë që një pjesë e mirë e bizneseve të lidhen me shërbimin. ka 160 veta për 1 bar. Kjo është një nga arsyet që ka mungese të fuqisë punëtore”,-tha Zak Topuzi.
Gati 75% e industrisë turisike, kanë nevojë për kamarierë, banakierë, kuzhinierë e deri tek sanitarë. Kryetari i shoqatës së hoteleri turizëm, Zak Topzi thotë se një tjetër problem është fakti që shumica e vendeve të punës janë 3 mujore. Kjo gjë I heq mundesinë të rinjve për të punuar.
“Pushimet e sezonit të verës për nxënësit dhe studentët nuk përkon me zhvillimin me nisjen dhe kjo është një aryse që një pjesë nuk arrijnë të punojnë në këto punë sezonale. kërkon një ndërthurje të tre institucioneve qendrore, lokale dhe të bizneseve për të bërë një menaxhim më të mirë për ti përputhur gjerat”,-tha Zak Topuzi.
Një tjetër faktor që shihet shqetësues dhe ndikon në mungesën e fuqisë punëtore, lidhet me zgjedhet e studentëve për të ardhmen. 80% prej tyre preferojnë të vazhdojnë universitetin dhe vetëm 20% prej tyre orientohen drejt shkollave profesioanle”,-tha Zak Topuzi.
“10-12 vitet e fundit ka një katërfishim të studentëve që vazhdojnë shkollat profesionale, por është e pamjaftueshme, pasi tek ne ka një raport të zhdrejtë. Tek ne ka mbikualifikime, ka dhe një arsye që mungon fuqia punëtore”,- tha Zak Topuzi.
Gjatë muajve të fundit Shqipëria po vuan nga largimi masiv i popullsisë drejt Evropës, nga ana tjetër në pritet që numri i bizneseve të dyfishohet në 10 vitet e ardhshme.