LAJME

Gjykata e dënon me një vit e gjysmë burgim personin që u zhvesh para tri të miturave në Gjakovë

Gjykata Themelore në Gjakovë, ka njoftuar se për veprën penale “ngacmim seksual” ka dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim, të pandehurin me iniciale H.H..

Në njoftimin e kësaj Gjykate thuhet se gjyqtari, Sulltan Dobraj, pas mbajtës së shqyrtimit fillestar, ku i pandehuri e kishte pranuar fajësinë, e ka shpallur fajtor, duke i shqiptuar dënimin me burgim në kohëzgjatje prej një viti e gjysmë.

Sipas njoftimit i pandehuri H.H., me datë 8 mars 2023 rreth orës 15:00 minuta, në rrugën “Fan S. Noli” në Gjakovë, “… me dashje ngacmon seksualisht personat të cilat janë të ndjeshme për shkak të moshës së tyre, me qëllim të cenimit të dinjitetit të të dëmtuarave, fëmijëve .., .., .., (inicialet e emrave të viktimave, të redaktuara v.j.) në atë mënyrë që deri sa të dëmtuarat ishin duke ecur në këmbë, në një moment e shohin të pandehurin, i cili ishte i zhveshur dhe bën me gjeste duke ekspozuar organin gjenital në drejtim të dëmtuarave, të gjendur në këtë situatë të dëmtuarat ndërrojnë rrugën, por i pandehuri vishet dhe niset në drejtim të tyre dhe ju drejtohet me fjalën ‘përshëndetje’, më pas të dëmtuarat të frikësuara kërkojnë ndihmën e një kalimtari të rastit, ku me të parë kalimtarin e rastit i pandehuri largohet me vrap nga aty, ashtu që me këto veprime i pandehuri tek të dëmtuarat ka shkaktuar cenimin e dinjitetit dhe ka krijuar një mjedis frikësues”.

Në njoftim thuhet se kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 30 ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

5 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

15 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

19 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

19 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

22 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

1 ditë ago