I kthyer nga Brukseli, ku Shqipëria arriti të mblidhte 1,15 miliardë euro, Kryeministri Rama shkoi në Durrës, ku inspektoi punimet për riparimin e dëmeve, në godinat ku nevojiten meremetime të thella.
Mungesa e krahut të punës ishte shqetësimi që i përcollen firmat e ndërtimit.
Ndërsa Kryeministri pohoi se kjo do te zgjidhet me punëtorë nga jashtë, si dhe dypunësimin e punëtorëve bashkiakë. “Kemi miratuar ligjin e punëtorëve nga jashtë. Sado absurde që duket, ky është fakti”, tha Rama.