Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se nuk është kompetencë e ministrisë që t’i falë gjobat bizneseve të prekura nga pandemia.
Interpelanca në Kuvendin e Kosovës e thirrur për të diskutuar për këtë çështje, Murati ka thënë se nuk e kupton pse është thirrur, kur nuk është në kompetencë të tij.
“Është hera e parë që nuk e kanë të qartë se pse po thirrin interpelancë. Bizneset për shlyerjen e borxheve të ATK-së, është vendimi. Çështja tjetër është gjobat e shqiptuara nga inspektorati e nuk kanë të bëjnë me Ministrinë e Financave. Nuk është kompetencë e MF-së e as Qeverisë të falin këto gjoba. Çështja se a duhet të falen borxhet në ATK, e jap qëndrimin tim. E kuptoj se qeveritë e kaluara nuk e kanë pasur problem këtë, për neve është i rëndësishëm ligji. Nëse flasim për ATK-në, janë dy borxhe, ai TVSH-së që nuk është e hyrë biznesore e as nuk u takon bizneseve. Tek tatimi, varet prej të hyrave që kanë bizneset. Nëse bizneset kanë pasur humbje, tatimi është zero. Megjithatë edhe ligji për ATK-në, e parasheh se nëse bizneset kanë problem me pagesën e tatimit ata mund të hyjnë në bisedime me ATK-në për ta zgjidhur. Problemi është se çka nëse i falim, kemi pa që nuk e kanë rritë joefektivitetin, e ato nuk i paguajnë”, ka thënë Murati.
Murati ka thënë se nuk mund të falen borxhet e ndëshkimet.
“Borxhet nuk mund t’i falim. Me falje të borxheve e ndëshkimeve nuk mbahet shteti, shteti mbahet me tatim, prej tatimpaguesve që paguajnë me rregull. Tatim paguesit kanë mundësuar të paguhen pagat e mjekëve, pensionistëve e pagat e juaja”, ka shtuar Murati.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…