POLITIKE

Pal Lekaj i kundërpërgjigjet Kurtit, e ‘kërcënon’ se do të sjellë bombola gazi në Kuvend

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, (AAK), Pal Lekaj, ka pasur reagime të ashpra ndaj Qeverisë në interpelancën e sotme që po mbahet për faljen e gjobave të pandemisë.

Lekaj thotë se kryeministrit, kjo opozitë i duket shume e kulturuar, pasi veprimet e kryeministrit në opozitë kanë qenë vetëm me gaz dhe gjuajtje

“Besoni që po ndihem shumë keq, thua se kjo botë ka lind me ju, thua se kjo botë nuk funksionon pa Lëvizjen Vetëvendoje. Është për të ardhur keq. Ani kur e kom ni prej kryeministrit që thotë se ‘a doni me ju msu qysh bohet opozita’. Kjo opozitë i duket shumë e kulturuar sepse veprimet që i ka pas kryeministri kanë qenë vetëm me gaz e me gjuajtje. Nuk na ka met tjetër vec m’i marr edhe bombolat e gazit edhe me i than që nëse mendon që kështu bëhet opozita, që po ia nisi”, tha Lekaj.

Ai madje iu drejtuar qeverisë edhe me fjalët “duhet me ju ardh turp”.

“Dikush e tha që spo du me ja përmen emrin, e keni thirr interpelancëm, na vendosim për vetveten, s’kemi dasht me bo politik me qytetarët, edhe këtu me ardh me bo pallavra e me përmend vetëm fitoren e juve dhe arrogancën e numrave. Duhet me ju ardh turp, duhet me ju ardh turp”, tha Lekaj.

Interpelanca për faljen e gjobave gjatë pandemisë u thirr nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Shefi i grupit parlamentar të kësaj partie, Besnik Tahiri ka kërkuar që këto gjoba të falen si për bizneset ashtu edhe për qytetarët.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

2 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

17 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago