POLITIKE

Murati-opozitës: Paratë e taksapaguesve ua keni shpërndarë supermarketeve

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se më në fund ka një reflektim dhe po pranohet që gjendja financiare që e kanë lënë qeveritë e kaluara është një katrahurë e vërtetë.

Ai ka shtuar se sa i përket mbështetjes për bujqit, ka qenë një deklaratë e LDK-së që ka kërkuar rritje të mbështetjes për bujqit për 20-30 për qind.

Murati ka thënë se si qeveri e kanë bërë rritjen në 60 për qind.

“Kemi shkuar shumë më tepër se që keni kërkuar ju. Për herë të parë është mbuluar akciza e naftës e plehu artificial. Kemi miratuar një pako mbështetëse, ku për herë të parë mbështeten pothuajse të gjithë qytetarët. Ju, gjatë kohës që keni qenë në qeverisje paratë e taksapaguesve nuk keni dashur të kthehen te qytetarët, atyre u keni thënë merrini kursimet e pleqërisë ndërsa paratë e tyre i keni shpërndarë nëpër supermarkete. Ne edhe atëherë, edhe tash jemi konsistentë. Ju kemi thënë paratë e taksapaguesve kthejini te qytetarët”, ka thënë ai.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

4 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

12 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

15 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

17 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

1 ditë ago