KRYESORE

Përgatituni për sulmet bërthamore të Putinit, i thotë Zelensky botës

“Të gjithë vendet e botës duhet të përgatiten për mundësinë e përdorimit të armëve bërthamore nga ana e Vladimir Putinit”.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, kështu e mendon dhe kështu e thotë, në një intervistë ekskluzive për median amerikane CNN.

Duke biseduar me gazetarin Jake Tapper, ai shpjegon se ka një mundësi reale që Putini, t’i drejtohet përdorimit të armëve kimike ose bërthamore, sepse ai nuk e di se çfarë vlere jeta ka.

“Jo vetëm ne, por e gjithë bota duhet të shqetësohet, sepse informacioni mundet të mos jetë i vërtetë. Por mund të jetë edhe vetë e vërteta”.

Vladimir Putini, në javën e dytë të mësymjes në Ukrainë, deklaroi se arsenali bërthamor i Kremlinit do të vihej në gjendje gatishmërie, duke lëshuar një sinjal të qartë për Ukrainën dhe gjithë botën, se ai mundej realisht të vihej në lëvizje.

Po ashtu, ka dyshime shumë të forta nga Kievi, se armë kimike janë përdorur gjatë agresionit të Ukrainë.

“Ata mund t’i përdorin ato. Ata mund t’i kenë përdorur. Jeta e njerëzve nuk ka vlerë për rusët”, argumenton Zelensky. “Nuk duhet të kemi frikë gjithsesi, por duhet të jemi të përgatitur”.

Vetë numri një i Ukrainës, ka qëndruar brenda kufijve të 50 ditët e pushtimit dhe vijon të gjendet në kryeqytet. Ai dhe ekipi i tij nuk u larguan nga lufta, duke i dhënë një mesazh të qartë popullit, se nuk ka dorëzim përpara pushtuesit rus.

Pavarësisht tërheqjes ruse nga Kievi, mendohet se Moska ende po e bombardon kryeqytetin me raketa me rreze të gjerë. Ndaj, nuk mund të këndohet fitore ende.

Ndërsa, për sa i përket dëshpërimit të Putinit për të fituar luftën, qëndrimi i Zelenskyt nuk ka ndryshuar që nga dita e parë.

“Duke parë ndalesat në të cilat kanë hasur dhe duke marrë parasysh dëshpërimin e Putinit, asnjë nuk mund t’i marrë lehtshëm kërcënimin që paraqitet. Një kërcënim, i cili mundet sigurisht të jetë edhe bërthamor”, e përmbyll ai intervistën për CNN.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

2 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

17 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago