FOTO&VIDEO

Murati zgjeron skemën për aplikim shtesash për fëmijë, fut në listë ata që janë lindur nga 2015-a

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se kanë zgjeruar skemën për t’i dhënë shtesa famijëve, duke lejuar që të gjithë ata që janë bërë prindër nga viti 2015 mund të aplikojnë për shtesa.

“Si rezultat i performancës së mirë financiare dhe hapësirës fiskale të krijuar, sot kam marrë vendim që prej këtij muaji të zgjerohet skema e shtesave për fëmijë edhe për fëmijët e lindur nga viti 2015 e tutje”, ka shkruar Murati në Facebook.

“Pra të gjitha nënat që kanë fëmijë të lindur nga data 1 janar 2015 e tutje, mund të aplikojnë për shtesa, të cilat do të fillojnë t’i marrin nga ky muaj”.

“Aplikimi për fëmijët 2015+ do të hapet prej ditës së nesërme”.

“Për të përfituar nga ky muaj e tutje, aplikimi duhet të bëhet më së largu deri me 24 tetor. Aplikimet që bëhen pas datës 24 tetor, shqyrtohen në muajin pasues”.

Tutje, Ministri i Financave bëri vërejtje për aplikuesit të cilët kanë shkruar gabim numrin e llogarisë bankare, duke thënë se tani e tutje, që të pranohet aplikimi, duhet të siguroheni se llogaria është në emrin e nënës, njofton Klankosova.tv.

“Që të parandalojmë gabime të tilla, marrë parasysh edhe vëllimin e shtuar të aplikimeve që pritet të rezultojë me zgjerimin e programit për gjeneratën 2015+, e kemi parë të nevojshme që në formularin e aplikimit të shtojmë edhe funksionin e validimit të llogarive bankare në kohë reale. Këtë e kemi bërë në bashkëpunim me ASHI dhe BQK”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Izraeli sulmon infrastrukturën e naftës në Teheran dhe në disa zona tjera strategjike, pamje

Forcat ajrore izraelite sulmojnë infrastrukturën iraniane të naftës në Teheran. IDF njoftoi se ndërmori një…

41 minuta ago
  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

12 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

17 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

20 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

23 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

1 ditë ago