POLITIKE

Mustafa deklarohet ashpër për Mini-Shengenin: Po ndërtohet Jugosllavia e re me Shqipërinë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, është deklaruar rreth idesë të Kryeministrave Rama, Zaev e Vucic për Mini-Shengenin, duke thënë se po ndërtohet Jugosllavia e re, me Shqipërinë pjesë e saj, por pa Kroacinë dhe Slloveninë.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Mustafa ka thënë LDK nuk përkrahë ide si kjo për Mini-Shengenin, pasi që sipas tij, kjo është shumë e dëmshme për Kosovën.

“Në shiqim të parë duken projekte atraktive, por në esencë qojnë në një Jugosllavi të re, me Shqipërinë e pa Kroacinë dhe Slloveninë. Janë ide që nuk i kemi përkrahur sa e kemi drejtuar qeverinë dhe nuk do ti përkrahim si Lidhje Demokratike e Kosovës, as në pozitë dhe as në opozitë. Ashtu siç nuk përkrahim ndryshimin e kufijve shtetëror të Kosovës”, ka thënë Mustafa.

Tutje, ai ka shtuar se kjo marrëveshje do të bëj që Serbia t’i mbledhë të gjitha tatimet doganore, akcizat e të tjera, për Kosovën.

Related Post

Postimi i plotë i Mustafës:

Mini-shengeni i mini-jugosllavëve

Në cilat kuzhina po zihen projektet e Unionit Doganor të shteteve të Ballkanit Perëndimor, të Tregut të Përbashkët të shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe së fundmi të Mini-shengenit ndërmjet këtyre vendeve?!
Në shiqim të parë duken projekte atraktive, por në esencë qojnë në një Jugosllavi të re, me Shqipërinë e pa Kroacinë dhe Slloveninë. Janë ide që nuk i kemi përkrahur sa e kemi drejtuar qeverinë dhe nuk do ti përkrahim si Lidhje Demokratike e Kosovës, as në pozitë dhe as në opozitë. Ashtu siç nuk përkrahim ndryshimin e kufijve shtetëror të Kosovës.
Kosova duhet të aspirojë tregun unik evropian, fillimisht mbi bazën e MSA-së që rregullon edhe doganat dhe të bëhemi pjesë e Marrëveshjes Shengen, ku janë shtetet e BE-së.
Marrëveshjet e Mini-shengenit lindi kur nuk u realizua projekti i ideuar në Serbi për Unionin Doganor dhe idea për Unionin Ekonomik të Vendeve të Ballkanit Perëndimor, për shkak të kundërshtimit të Kosovës dhe të Malit të Zi.
Marrëveshjet e tilla qojnë në një situatë kur tatimet në kufi, qoftë TVSH-në, tatimin doganor, akcizën do ti mbledh në pjesën më të madhe Serbia për Kosovën (e cila nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës), sepse kemi kufirin me te gjatë më te, e në pjesët e tjera, Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi. Kosova nuk kufizohemi tanipërtani me asnjë nga vendet anëtare të BE-së. Prandaj me këtë marrëveshje sovranitetin tonë do ua kalonim vendeve fqinje, sepse siç dihet Shengeni (mini apo maxi) nënkupton politika unike të vendeve anëtare për kalimin e lirë të kufijve pa kontroll dhe kjo do të vlente edhe për Mini-shengenin e Serbisë dhe të përkrahësve të hegjemonisë së saj.
Politikat e Mini-shengenit i largojnë vendet e Ballkanit Perëndimor nga rruga e integrimeve evropiane dhe i qon në strofullën euroaziatike të dominuar nga Rusia.
Janë këto manovrime të Serbisë për të bishtëruar detyrimet ndaj Bashkimit Evropian për normalizim të marrëdhënieve me Kosovën dhe për njohje të pavarësisë së Kosovës. Ndoshta kryeministri i Shqipërisë dhe ai i Maqedonisë Veriore e kanë të qartë se ku janë interesat e vendeve të tyre por Kosova asesi.

FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

Masakruesi nga Graz la një letër lamtumire – policia beson se e di cili mund të jetë motivi

Gazeta austriake Kleine Zeitung shkruan se policia ka gjetur një letër lamtumire në shtëpinë e…

2 orë ago

Tragjedi/ Një 15-vjeçare shqiptare dyshohet në mesin e viktimave në Austri

Një 15-vjeçare nga Vitia, është një nga viktimat e masakrës së ndodhur në një shkollë…

7 orë ago

Publikohen për herë të parë pamjet nga vrasja e Martin Canit

Janë publikuar për herë të parë pamjet nga dita e errët e cila i mori…

7 orë ago

Masakër në Austri, vriten 9 persona në një shkollë

Një masakër ka goditur sot qytetin Graz në juglindje të Austrisë, ku një person i…

9 orë ago

AP: Bukoshi vdiq në Gjermani ku edhe po trajtohej me mbështetje financiare nga qeveria shqiptare

Bujar Bukoshi, ish-lider i pavarësisë së Kosovës i cili për vite të tëra e drejtoi…

10 orë ago

Të shtëna në një shkollë në Austri, ka të vrarë dhe të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mëngjes në qytetin Graz të Austrisë, ku është…

12 orë ago