POLITIKE

Mustafa: Kurti ka frikë me e përmend fjalën LGBT, ka pasur rezistencë për ndriçimin e objektit të Qeverisë

Aktivisti për të drejtat e komunitetit trans në Kosovë, Lend Mustafa, ka kritikuar Qeverinë Kurti në lidhje me trajtimin për këtë komunitet, duke thënë se edhe ndërtesa e Qeverisë është ndriçuar me rezistencë në Ditën Ndërkombëtare kundër Homofobisë dhe Transfobisë

Mustafa, tha se kjo është hera e parë që kishte rezistencë apo mëdyshje për ndriçimin e objektit të Qeverisë, ku sipas tij kjo ishte një formë e kundërshtimit nga kjo qeveri.

Lexo Edhe:
Kështu i pret Vjosa Osmani Fatmir Sejdiun, Atifete Jahjagën e Behgjet Pacollin
‘’Mundem të them që është hera e parë që ka pasur rezistencë me i lëshu dritat. Është e kundërta, se ka qenë vetëm Qeveria Kurti që ka refuzuar me e ndriçu Qeverinë’’, tha Mustafa.

Ai tutje shtoi se kryeministri Kurti ka frikë edhe ta thotë fjalën LGBT, por nuk e di për çfarë arsye, derisa tha se këtë e bën vetëm përmes ndonjë postimi në rrjetet sociale por asnjëherë publikisht.

‘’Nuk e di arsyen, por Kurti ka frikë me e thënë LGBT, unë asnjëherë nuk e kam dëgjuar duke e përmendur, përveç në Twitter. Nuk e di a është çështje homofobie apo transfobie, ose ndonjë parim tjetër i Kurtit mirëpo me krejt atë përkrahje që e kemi kërkuar dhe nuk e kemi marrë kurrë, veprat flasin më shumë sesa çka thotë Kurti. Kemi pritur ndryshime të mëdha, por në fillim na ka stopuar’’, tha Mustafa në Atv, shkruan gazeta Metro.

Kujtojmë se me 17 maj ishte Dita Ndërkombëtare kundër Homofobisë, dhe Transfobisë. Në Kosovë tashmë është bërë traditë që ndërtesa e Qeverisë të ndriçohet me ngjyra që simbolizojnë solidarizimin me këtë pjesë të shoqërisë.

Kryeministri Kurti përmes një postimi në Twitter, kishte thënë që të gjithë janë të barabartë, dhe duhet të luftojnë të cilësohen si të tillë, pavarësisht orientimit apo besimi që ata zgjedhin të kenë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

6 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

16 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

21 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago