Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka bërë të ditur që në ora 18:00 do të mbledh kryesinë e partisë me të cilën do të diskutohet vendimi i kryeministrit Kurti për shkarkimin e ministrit Agim Veliu.
Mustafa ne një deklarim para mediave pas një takimi qe e ka pasur me zëvendëskryeministrin Avdullah Hoti dhe Agim Veliun ka thënë se vendimi i kreut të qeverisë është shkelje e marrëveshjes së koalicionit.
I pyetur nëse vendimi i Kurtit do të çojë në tërheqjen e LDK-së prej koalicionit qeverisës, Mustafa ka thënë se pas mbledhjes së kryesisë do të behën të ditura të gjitha vendimet e marra.