Lideri i LDK-së, Isa Mustafa duke komentuar deklaratën e Administratës Amerikane, ka thënë se ajo ka sqaruar çasjen ndaj dialogut.
Derisa ai thotë se ka qenë e ulët të krijohet dyshim se administrata e Trump-it po përkrah ndryshim kufijsh.
“Edhe kur ka qenë dy herë Grenell edhe në takimet e tjera është deklaru që SHBA nuk diktojnë asnjë politikë të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë dhe ata s’kanë në tavolinë ndryshimin e kufijve dhe shkëmbimin e territoreve.
Kryeministri dhe të tjerët që kanë shpërndarë konfuzion të kërkojnë falje në radhë të parë ndaj SHBA-së, sepse LDK-së nuk i kërkojnë asnjëherë, ngase ata po angazhojnë një ushtri që ta sulmojnë LDK-në me fjalët më të ulëta dhe më të ndotura, e mua personalisht.
Por, unë s’lodhem sepse e kam të qartë se ardhmëria e Kosovës s’mund të bëhet pa SHBA-të”, ka thënë Mustafa, përcjellë Indeksonline.
Ai tutje ka shtuar se LDK është deklaru se nuk e përkrah asnjë marrëveshje që pretendojnë disa se ekziston, por që përkrahin dialogun që do të çonte në një njohje reciproke.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…