Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka folur rreth konstituimit të Kuvendit, ku Glauk Konjfuca nga Vetëvendosje u zgjodh kryetar i Kuvendit.
Mustafa ka thënë se propozimi i Konjufcës për kryetar të Kuvendit ishte veprim i njëanshëm, për të cilin LDK-ja nuk ka pasur asnjë informatë, megjithatë ai ka konfirmuar se do ti vazhdojnë takimet me VV-në për të mos e futur vendin në krizë institucionale.
Ndër të tjera Mustafa ka thënë detaje edhe për takimet që ka pasur gjatë këtyre javëve me kreun e VV-së, Albin Kurti në përpjekje për të arritur një marrëveshje bashkëqeverisjeje. Ai ka thënë se ka kërkuar nga Kurti që të japë llogari për deklaratat se të gjithë kryeministrat kanë vjedhur. Mustafa tha se ia ka bërë të qartë Kurtit se nëse vërtetë e mendon këtë atëherë ai nuk mund të ulet dhe të negociojë me të.
“Para se me fillu takimi unë i kam thanë Kurtit që këtë duhet ta sqaroni tani sepse nëse ju vlerësoni se unë jam në radhë të kryeministrave që kanë vjedhë, atëherë unë nuk e kam rendin të jem në radhën e kryeministrave që duhet të diskutojë me ju. Ti argumentoje se kur kam vjedhë dhe ku kam vjedhë , sa kam vjedhë dhe ato t’ia japin prokurorisë dhe unë do t’i lusja pastaj bashkëpunëtorët se a mund të bëjnë marrëveshje me ju, por unë si palë që konsiderohet se ka vjedhë nuk mund të ulem dhe të bëjë marrëveshje me ty”, ka thënë ndër të tjera Mustafa.
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…