Nagavci – Enver Hoxhajt: Ku e more vesh dje se Daçiqi ka shkuar ne Sierra Leone?

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci ka reaguar pas lajmit se Sierra Lione e ka tërhequr njohjen ndaj shtetit të Kosovës, duke e kujtuar një deklaratë të deputetit të PDK-së, Enver Hoxhaj.

Nagavci përmes një postimi në ‘Facebook’ ka shkruar se Hoxhaj duke folur për fushatën e njohjeve që Serbia është duke e bërë kundër Kosovës, e ka përmendur se ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka shkuar në Sierra Lione.

Ajo ka kërkuar nga Hoxhaj që të sqarohet se nga ku i mori lajmet për këtë temë, dhe se çka janë duke diskutuar presidenti i Kosovës dhe i Serbisë.

“Ne seancën e djeshme plenare, z. Enver Hoxhaj duke folur për fushatën e Serbisë kundër Kosovës, deklaroi se kanë informata se Daçiq ka shkuar në Sierra Lione. Sot lexuam lajmin se ministri i jashtëm serb, Daçiq konfirmon se Sierra Leone ka tërhequr njohjen e Kosovës. Pyetja është nga i mori lajmet Enver Hoxhaj? Çfarë po bisedon Thaçi me Vuçiqin? Për kënd punojnë këta njerëz, për çfarë angazhohen vërtetë?”, ka shkruar Nagavci.