Nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci e ka quajtur absurde dhe shumë shqetësuese kërkesën për mbajtjen e seancës për mocionin ndaj Qeverisë Kurti.
Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Nagavci u ka bërë thirrje LDK-së, AAK-së dhe Nismës, që të mos e vëjnë në rrezik Kosovën midis situatës së pandemisë globale, duke thënë se mocioni pret e virusi vret.
Ka thënë se nëse vetëm një prej deputetëve është i infektuar, rrezikojnë të infektohet të gjithë dhe se pastaj infeksioni do të përhapej edhe më shumë nëpër komunat e vendit.
“Absurde, dhe shumë shqetësuese qysh në mes të krizës shëndetësore po këmbëngulin për mbledhje të Kuvendit. Sikur aty vetëm një deputet të jetë i infektuar, rrezikojmë të infektohemi të gjithë. E pastaj infeksioni do të përhapej, sepse deputetët vijnë nga të gjitha komunat”, ka shkruar ajo.
Ndryshe, Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që seanca e thirrur nga LDK’ja për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti të mbahet nesër në ora 11:00.