Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump thotë se duke mos negociuar një përfundim të luftës së saj me Ukrainën, Presidenti rus Vladimir Putin po “shkatërron Rusinë”.
“(Presidenti ukrainas Volodymyr) Zelenskyy më tha që ai do që të arrijë një marrëveshje”, u tha Presidenti Trump gazetarëve të hënën në Zyrën Ovale, pas inaugurimit të tij si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara. “Nuk di nëse Putini e do një gjë të tillë. Ndoshta nuk do, nuk e di. Ai duhet të bëjë një marrëveshje. Mendoj se po shkatërron Rusinë duke mos bërë një marrëveshje”.
“Mendoj se Rusia do të ketë probleme të mëdha”, shtoi Presidenti Trump. “Shikojeni ekonominë, shikojeni inflacionin në Rusi… Unë merresha vesh me të dhe shpresoj që ai do që të bëjë një marrëveshje”.
Presidenti i rizgjedhur i Shteteve të Bashkuara gjithashtu tha se ai dëshiron ta takojë së shpejti Presidentin rus Putin, por se një datë për takimin nuk është përcaktuar ende.
Vetëm disa orë para ceremonisë së inaugurimit të zotit Trump të hënën, zoti Putin i tha Këshillit të Sigurisë së Rusisë përmes një fjalimi të transmetuar në televizion se ai është i hapur për bisedime me administratën e re amerikane rreth luftës në Ukrainë dhe armëve bërthamore.
“Po i shohim deklaratat e Presidentit të sapo zgjedhur të Shteteve të Bashkuara dhe pjesëtarëve të kabinetit të tij lidhur me vullnetin e tyre që të vendosin kontakte të drejtpërdrejta me Rusinë”, tha zoti Putin, sipas agjencisë së lajmeve Reuters.
“Gjithashtu po e dëgjojmë deklaratën e tij për nevojën që të bëjmë çdo gjë që është e mundur për të parandaluar Luftën e Tretë Botërore. Ne natyrisht e mirëpresim këtë qëndrim dhe e përgëzojmë presidentin e zgjedhur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për fillimin e mandatit”, shtoi ai
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…