Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari thotë se në Gjykatën Speciale do të merret vendimi për dënimin e një pjesëtari të UÇK-së.
Sipas tij, ky dënim do të jetë ndërmjet 12-14 viteve burg.
Miftari thotë se, ky dënim është jo i drejt pasi që, akterët që duhej dënuar janë multimilionerë dhe do të jenë shikues të këtij dënimi.
Ai thotë se do të dënohet një ‘kokë turku’ i parëndësishëm dhe i pafajshëm, ndërsa do të shpëtojnë kriminelët e vërtetë.
Postimi i plotë:
Dënimi i ardhshëm i shqiptuar nga Gjykata Speciale e Kosovës me seli në Hagë, për një pjesëtar të UÇK-së, fatkeqësisht do të jetë përafërsisht ndërmjet 12-14 vite burg.
Dënimi është jo i drejt dhe i servisuar ku dënohet vetëm një kokë turku, kurse ata akterët që duhej dënuar në këtë proces gjyqësor përveç që sot jan multi-milionera janë vetēm turista, shiques e artitekt të ketij dënimi, ku po dënohet një kokë turku i pa rëndësishëm dhe i pafajshëm, njē rutin për të shpëtuar kriminelët e vërtetë!