Astronomët kanë zbuluar ‘galaktika të UFO-ve’ misterioze që shfaqen si objekte të kuqe, të ndezura në formë disku në errësirën e hapësirës.
Ata gjetën prova të 56 ‘objekteve të rrafshuara ultra të kuqe’ pas analizimit të të dhënave të mbledhura nga teleskopi hapësinor James Webb (JWST) i NASA-s, i cili u kishte shpëtuar teleskopëve të vjetër, si Hubble, për dekada.
Galaktikat e UFO-ve ka të ngjarë të jenë fshehur nga retë e pluhurit dhe mbeturinave që i rrethojnë, duke maskuar dritën nga sistemet e tyre të brendshme të yjeve, transmeton Telegrafi.
Megjithatë, JWST përmban teknologji të avancuar, siç është zbulimi i dritës infra të kuqe, duke i mundësuar asaj të kapë imazhe mahnitëse të këtyre disqeve me shkëlqim, të cilët ndodhen rreth një milion vite dritë nga Toka.
Duke u mbështetur në këto imazhe dhe simulime kompjuterike, studiuesit në Universitetin e Kolorados Boulder (UCB) sugjeruan se galaktikat UFO janë të ngjashme në madhësi dhe formë me Rrugën e Qumështit, por janë ‘shumë më të pluhurosura’.
“JWST na lejon të shohim këtë lloj galaktike që nuk do të kishim mundur ta shihnim kurrë më parë. Na tregon se ndoshta nuk e kemi kuptuar universin aq mirë sa mendonim”, tha autori kryesor Justus Gibson.
Ai shpjegoi gjithashtu se galaktikat UFO duken të kuqe sepse ato lëshojnë shumë pak dritë të dukshme. Shumica e dritës që ikën nga këto galaktika është rrezatim infra i kuq, dhe sasia e vogël e dritës së dukshme që ato lëshojnë është në kufirin e asaj që sytë e njeriut mund të perceptojnë.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…