Jens Stoltenberg said NATO is sending a message in response to Putin
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka theksuar se Rusia vazhdon intensifikimin ushtarak në afërsi të kufirit me Ukrainën.
Stoltenberg foli në një konferencë të përbashkët për media pas takimit me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
“Nuk shohim asnjë shenjë që Rusia ka ndalur ose ka ngadalësuar grumbullimin ushtarak (në afërsi të kufirit me Ukrainën). Përkundrazi vazhdon”, tha Stoltenberg, duke theksuar se ky grumbullim nuk ka asnjë arsye të drejtë dhe se kërcënon sigurinë e Evropës.
Ai e përcaktoi grumbullimin ushtarak si provokativ dhe destabilizues.
“I bëjmë thirrje Rusisë të kthehet në diplomaci, të ulë tensionin dhe të respektojë sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës. Agresioni i mëtejshëm kundër Ukrainës do të ketë pasoja serioze dhe një kosto të lartë”, tha Stoltenberg.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…