POLITIKE

“Ndalimi i dinarit” dhe “bankave serbe”, Vuçiq: Kurti do t’i lë pa para pensionistët, arsimtarët, mjekët…

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, është takuar në Zvicër me emisarin sllovak, Miroslav Lajcak. Vucic duke folur për media, ka thënë se ka folur me krerët e disa shërbimeve të inteligjencës dhe me Miroslav Lajcakun dhe se “iu ka kërkuar atyre që ta ndalojnë Kurtin në përpjekjen për ta shkatërruar dialogun”, shkruan RTS.

Presidenti serb ka folur për një përpjekje të kryeministrit Kurti për të “ndaluar pagesat e pagave dhe pensioneve të serbëve lokalë që punojnë në shëndetësi, arsim e institucione të Serbisë”.

Vuçiq ka thënë se “kjo nënkupton një largim të zëshëm të serbëve nga Kosova”.

Kreu i shtetit serb ka thënë se po kërkon mbështetje “jo për Serbinë, por për njerëzit e zakonshëm në Kosovë”, që ata të jenë në gjendje të mbesin dhe të jetojnë në shtëpitë e tyre në pajtim me parimet e vitit 2015 dhe në pajtim me planin e ri të BE-së për Asocaicionin.

President i Serbisë Aleksandar Vuçiq edhe dje ka folur lidhur me atë se ka paralajmërime që Qeveria e Republikës së Kosovës do ta ndalojë përdorimin e valutës shtetërore serbe ( dinarin), në komunat e banuara me shumicë serbe në Kosovë.

Ai ka thënë se Kosova gjithashtu është e gatshme të konsiderojë anulmin pagesave dhe transaksioneve me Serbinë.

”Ne morëm një njoftim nga Prishtina se janë të gatshëm të konsiderojnë anulimin e transaksioneve të pagesave me Serbinë, ndalimin e përdorimit të dinarëve dhe bastisjen e Postanska Banka, njëra nga dy bankat që operojnë me dinarë dhe sipas sistemit serb”, ka deklaruar ai.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

4 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

14 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

18 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago