Kryeministri kanadez Justin Trudeau dhe bashkëshortja e tij Sophie Grégoire Trudeau njoftuan sot se po divorcohen pas 18 vitesh martesë. Çifti, i cili u cilësua si një nga më të pajtueshmit në skenën politike, u shpreh se do të ruajnë marrëdhënie të mira.
Trudeau dhe Grégoire e njihnin njëri-tjetrin që nga fëmijëria, sepse ajo dikur shkoi në të njëjtën klasë me vëllain e tij Michael.
Megjithëse zonja e parë e tanishme e Kanadasë tha se kujton se kishte kaluar kohë në shtëpinë e tyre si fëmijë, ajo nuk kaloi shumë kohë me burrin e saj të ardhshëm për shkak të diferencës së moshës prej tre vjetësh.
Çifti u takua sërish në vitin 2003, kur ajo ishte 28 dhe ai 31.
Më pas Sophie i dërgoi një email duke thënë se ishte e lumtur që e shihte përsëri, gjë që Trudeau e injoroi.
Ata u takuan përsëri më vonë atë vit, dhe kur ai kërkoi numrin e saj, ajo i tha se nëse ai ruante emailin e saj, ai do të dinte se si ta kontaktonte.
Trudeau më në fund iu përgjigj emailit të saj dhe ajo pranoi të dilte në një takim me të.
Më vonë, Justin i tregoi McLean- it se si në takimin e parë ai i tha asaj se do të kalonin pjesën tjetër të jetës së tyre së bashku, dhe më pas ata të dy filluan të qanin, sepse ata janë “shpirtra të mëdhenj të ndjeshëm”.
Në vitin 2021 Sofi zbuloi në një intervistë se bashkëshorti i saj i shfaq lehtësisht emocionet dhe asaj i duket tërheqëse.
Trudeau i propozoi asaj më 18 tetor 2004 dhe çifti u martua në Montreal më 28 maj 2005.
Dasma e tyre ishte atipike, raportuan mediat lokale, pasi veshja e saj nuk ishte krejtësisht e bardhë dhe ata nuk kishin një tortë dasme. Sophie i tha McLean se donte diçka ndryshe, një tavolinë të lezetshme çaji dhe kafeje.
Justin dhe Sophie kanë tre fëmijë: dy djem, Xavier (15) dhe Adrian (9) dhe një vajzë, Ella Grace 14-vjeçare.
Dyshja kanë bërë të ditur sot se pas diskutimeve të gjata kanë vendosur t’i japin fund martesës.