Edi Rama nuk ka zhgënjyer as këtë herë në shkëmbimin e favoreve para zgjedhjeve me Erdoganin. Ai ka prodhuar një video me tirta turqisht ku i drejtohet elektoratit turk të mbështesë presidentin me rastin e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare që do të mbahen më 14 maj.
Në hyrje të mesazhit Rama thekson se Turqia është përpara një zgjedhjeje me rëndësi të madhe, sipas tij, jo vetëm për kombin dhe popullin turk, po edhe për Ballkanin dhe Evropën.
“Është padiskutim detyra e qytetarëve të Republikës së Türkiye-s të zgjedhin liderin dhe qeverinë që duan. Askush nuk mund dhe nuk di ta bëjë këtë më mirë se ata. Por, në respekt të secilit e të secilës prej tyre, unë dua të shpreh konsideratën më të lartë për Presidentin Erdoğan, vizioni, kurajoja, vullneti dhe puna e palodhur e të cilit, e ktheu në sytë e krejt botës Türkiye-n në shembullin e një transformimi fantastik”, thekson Rama, i cili e vë Erdoganin para ndihmës që vendet e perëndimit i kanë dhënë shqiptarëve: “Tek tragjedia e tërmetit në Shqipëri, kur Turqia mbështeti qindra familje të prekura shqiptare me ndërtimin e shtëpive të reja apo mundësimi i vaksinave kundër virusit vdekjeprurës, kur të tjerët sipas kryeministrit Rama “ishin shumë të zënë me hallin e tyre”.
Kryeministri shqiptar në thirrjen e tij elektorale lavdëron edhe vetin ë Erdogan për të mos u përkulur: “Mospërkulja është pikërisht ajo që i është dashur e i duhet ende një vendi si Turqia, e cila në 14 maj duhet të vendosë mes vështirësisë për të vazhduar përpara dhe lehtësisë së kthimit mbrapa”, thuhet në mesazhin e Ramës.