Gjeneralmajor Michele Risi u emërua komandant i KFOR-it në Kosovë.
Ndërrimi i komandës se KFOR-it ndërmjet komandantit të deritanishëm Lorenzo D’Addario te Michele Risi u bë me një ceremoni solemne.
Të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe udhëheqës instuticional të vendit, presidenti Hashim Thaçi, kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj si dhe prirës fetarë.
Gjithashtu ceremoninë e përcollën ambasadori amerikan Philp Kossnet ai britanik Nicolas Abbot si dhe Nataliy Apostolav shefja e zyrës së BE-së në Kosovë.