Ndeshja e futbollit në mes të Kosovës dhe Izraelit që u luajt të dielën e javës së shkuar pashmangshëm u përzie edhe me politikë. Kjo për shkak të ngjarjeve në Lindjen e Mesme dhe asaj që po ndodh në mes të Izraelit dhe Palestinës. Protagonistë të politizimit të ndeshjes kanë qenë edhe vetë izraelitët.
Një deklaratë e trajnerit të kombëtares së Izraelit, Alon Hazan, e bërë në fund të konferencës për media ku thotë se “edhe ju kosovarët keni pasur një të kaluar si ne”, ka nxitur reagime.
“Jemi shumë krenar që jemi këtu në Kosovë, dhe dimë që kosovarët kanë qenë në një situatë në të kaluarën sikurse ne, dhe dëshirojmë që njerëzit tuaj dhe tonët të jetojnë në të ardhmen në një botë më paqësore”, ka thënë Hazan.
Ka qenë ambasadori i Izraelit në Beograd, Yahel Vilan, i cili ka bërë një reagim në profilin e tij zyrtar në platformën “X” e ku ka thënë se “mohon fuqishëm fjalët e trajnerit të ekipit kombëtar të futbollit”.
Vilan tutje ka shkruar për atë se sa Izraeli e vlerëson Serbinë dhe popullin serb. Ai në fund të reagimit është kujdesur që t’i falënderoj në gjuhën serbe.
“Dëshiroj të mohoj me forcë fjalët e trajnerit të ekipit kombëtar të futbollit të Izraelit dhe të riafirmoj vlerësimin e thellë të Izraelit për Serbinë dhe popullin serb. Serbia e kishte dëshmuar veten si një mike e vërtetë dhe e bëri këtë edhe një herë në këto kohë sfiduese, veçanërisht në fushën e sportit, kur Beogradi është shtëpia e tre skuadrave tona të basketbollit! Hvala Srbijo!:”, ka shkruar ambasadori i Izraelit në Beograd.
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…