FOTO&VIDEO

Ndihmoi në tërmetin e 2019/ Si e zbuloi qeni Brendi kufomën e Rruzhdi Hoxhës tek Mali me Gropa

Biznesmeni Rruzhdi Hoxha u gjet i vrarë dhe i groposur tek mali me Gropa. Ishte shefi i hetimit të Krimeve të Rënda, Gilbert Hoxha, ai që zbuloi xhupin me gjak të Rruzhdi Hoxhës, duke vënë piketat në të gjithë zonën e Dajtit, si më e mundshmja për të gjetur kufomën.

Efektivët kërkuan ndihmën e institutit të qenve, duke marrë dy prej tyre për t’i ndihmuar. Njëri prej tyre ishte dhe qeni pastor “Brendi”, i përdorur nga policia gjatë nëntorit 2019 në tragjedinë e tërmetit, ku ky qen arriti të zbulojë 6 viktima mes rrënojave.

Edhe kësaj here, “Brendi” mori erë nga xhupi i Ruzhdi Hoxhës, e aq mjaftoi për të gjetur vendin ku ishte groposur biznesmeni 43-vjeçar. Teksa kërkonte rrotull, qeni u ul mbi një pirg me gurë dhe nuk lëvizi për asnjë moment.

Ai filloi të lehë dhe të bëjë shenja duke lënë të kuptohet se kishte gjetur diçka. Sapo punonjësit e Policisë, kanë filluar të heqin gurët, duke vënë më pas re se aty ndodhej trupi i pajetë i Rruzhdi Hoxhës, i cili ishte qëlluar me dy plumba.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

1 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

9 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

12 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

15 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

1 ditë ago