FOTO&VIDEO

Ish-komandanti i Kashares flet për vrasjen e Ahmet Krasniqit: Ai i ka penguar shumëkujt

Komandanti i Koshares, Rrustem Berisha, i cili ishte edhe Ministër i Mbrojtjes në Qeverinë Haradinaj thotë se vrasja e Ahmet Krasniqit është përjetuar shumë rëndë nga bashkëpunëtorët.

“E kam njohur Ahmeti Krasniqin qysh nga Kroacia. Ai ka pasur shkollën e kryer dhe trajnime të luftës të nivelit më të lartë. Ai ka çliruar edhe disa kazerma në Kroaci dhe ua ka dorëzuar kroatëve”, tha ai në emisionin “Kojshia Show”.

Ish-komandanti i Koshares thotë se vrasja e Ahmet Krasniqit dëmtoi shumë luftën.

“Vrasja e tij na ka tronditur të gjithëve. Ahmet Krasniqi u ka penguar shumëkujt. Unë nuk e di arsyen, por e di që të gjithë kemi qenë të rrezikuar pasi kemi qenë në luftë. Njerëzit e fushave të caktuara duhet ta japin vlerësimin e tyre për këtë vrasje. Vrasja e tij e ka dëmtuar shumë luftën tonë. Vrasja e tij ishte humbje e madhe pasi të ngritesh një ushtarak në nivelin e Ahmet Krasniqit kërkon shumë mund dhe fonde”, tha ndër të tjera Rrustem Berisha.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

13 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

23 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

1 ditë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago