BOTA

Ndizen tensionet në Lindjen e Mesme, sot në Katar funerali i liderit politik të Hamasit

Udhëheqësi politik i Hamasit, Ismail Haniyeh do të varroset sot në Katar, pasi vrasja e tij ngre frikën se lufta e Izraelit me grupin militant palestinez në Gaza mund të çojë në një konflikt të plotë në Lindjen e Mesme.

Presidenti i SHBA Joe Biden tha se vrasja “nuk kishte ndihmuar” shanset për një marrëveshje armëpushimi dhe shprehu shqetësimin për përshkallëzimin e tensioneve në rajon, pasi Irani u zotua për hakmarrje për vrasjen e Haniyeh në tokën e tij.

Biden po peshon gjithashtu më shumë mbrojtje të SHBA-së në Lindjen e Mesme, ndërsa SHBA  përgatitet për hakmarrjen iraniane kundër Izraelit, që zyrtarët thonë se mund të përfshijë një sulm ndaj forcave amerikane.

Haniyeh u vra në Teheran, duke u bërë figura e tretë e profilit të lartë në grupet militante të mbështetura nga Irani që vritet në javët e fundit.

Trupi i Haniyeh mbërriti në Doha të enjten nga Irani, pasi mijëra vetë u mblodhën për ta vajtuar në Teheran. Sipas Hamasit dhe mediave shtetërore të Katarit, namazi i tij i xhenazes do të bëhet pas namazit të xhumasë në xhaminë kombëtare të Katarit, dhe do të pasohet nga varrimi i tij në qytetin Lusail.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

6 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

13 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

17 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

19 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

1 ditë ago