SPORT

Po akuzohet si transgjinor, publikohen disa fotografi të Imane Khelif si fëmijë që sqarojnë gjithçka rreth gjinisë së saj

Situata e boksieres algjeriane, Imane Khelif, është bërë tema më e përfolur në Lojërat Olimpike ‘Paris 2024’, pasi ka dyshime mbi gjininë e saj, por duket se tashmë gjithçka është sqaruar.

Edhe para se të fillonte turneu i boksit në Lojërat Olimpike, një pjesë e publikut u zemërua sepse dy gra me testosterone të tepërta u lejuan të luftojnë në Paris. Ato janë 28-vjeçarja Lin Yu-Ting nga Tajvani dhe 25-vjeçarja Imane Khelif nga Algjeria.

Ato nuk janë transgjinorë, ato identifikohen si gra. Por, ato gjithashtu kanë nivele të larta të testosteronit. E ndërsa performanca e tajvanezes ende pritet, algjeriania ka pushtuar mediat pas luftës së djeshme (e enjte).

Italiania Angela Carini ia dorëzoi meçin pas vetëm gjysmë minute luftë. Pas një goditjeje nga algjeriania, Carini kërkoi që t’i riparohej helmeta e saj mbrojtëse.

Pas një goditje tjetër, ajo shkoi në këndin e saj dhe kërkoi të ndalonte luftën. Pasi u ndërpre, Carini u gjunjëzua dhe qau.

“Kjo nuk është një humbje për mua. Është një sukses i madh të hysh në atë ring. Por, kur ajo më goditi për herën e dytë, unë nuk mund të merrja më frymë. Pavarësisht gjithçkaje, ishte një nder për mua të performoja në Lojërat Olimpike”, ka thënë Carini pas meçit kundër algjerianes të cilën shumë e përshkruajnë si një boksier kontrovers.

Khelif nuk u lejua të luftonte në Kampionatin Botëror

Arsyeja për këtë është se ajo, ashtu si kolegia e saj tajvaneze, u ndalua nga Kampionati Botëror, pasi nuk i plotësonte kushtet për të garuar në garën e femrave.

Imane Khelif dhe Lin Yu-ting u s’kualifikuan nga Kampionatin Botëror i Femrave 2023 sepse testet “provuan se kishin kromozome XY”, shpjegoi Shoqata Ndërkombëtare e Boksit (IBA).

Por, me faktin se IBA nuk drejton ngjarjen olimpike të boksit në Paris, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar konfirmoi se ishte i lumtur që të dy luftëtaret mund të konkurronin sipas rregullave më pak të rrepta të përshtatshmërisë gjinore që ishin në fuqi për Lojërat e Tokios 2020.

Komiteti Olimpik Algjerian është i zemëruar për ndjekjen e boksieres së tyre dhe të zemëruar janë edhe bashkatdhetarët e saj.

Një nga ata që përpiqet të dëshmojë se gjithçka është e rregullt është gazetari algjerian Youcef Zaghba, i cili postoi tre foto në Instagram që sipas tij e shfaqin Khelifin si një vajzë të vogël.

Ai e quajti atë një heroinë algjeriane dhe kërkoi që të shpërndaheshin në rrjetet sociale. Shumë shpejt ato filluan të shpërndaheshin në rrjetin social X (ish-Twitter).

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

3 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

17 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago