Një 32 vjeçar shqiptar u arrestua nga policia italiane duke i kapur 30 kilogram kokainë pas një ndjekjeje si në filma. “NotiziediPrato” raporton se operacioni u krye në Prato, ndërsa shqiptari refuzoi t’i ndalonte Karabinierëve duke bërë që ata t’i qëllonin me armë në gomat e makinës.
Pas një ndjekjeje të gjatë ai u kap dhe do të akuzohet për trafik të lëndëve narkotike dhe rezistencë ndaj policisë.
“I riu, me kombësi shqiptare, po udhëtonte me një Passat. Pasi u ndalia, kur i kërkuan të hapte bagazhin, aktivizoi kontrollin automatik të rindezjes së makinës dhe u nis me shpejtësi të madhe. Kështu filloi ndjekja gjatë së cilës i arratisuri tentoi disa herë të hidhej nga makina, por pas fat, pasi një polic qëlloi një gomë të makiëns dhe e bllokoi atë. Ai gjithashtu u përpoq të shpëtonte duke vrapuar në parkingun nëntokësor të një supermarketi, ku aty u arrestua përfundimisht”, shkruan media italiane.