FOTO&VIDEO

Ndoqën dhe i prenë rrugën pushuesve se ikën para kohe, pronarja e hotelit: Ata e bënë vetë vajzën me të qarë

Publikimi i videos së një familjeje pushuesish, të cilët ndiqen nga pas me makinë dhe motor nga pronarët e vilës ku kishin ndjejtur një natë në Livadh të Himarës ka shkaktuar një reagim të madh publik për shërbimin që ofrohet në vend gjatë sezonit të verës.

Katerina Joshi, bashkë me një punonjësin e saj si edhe një person tjetër që drejtonte makinën tip “Toyota Yaris” i prenë rrugën familjes Mato, duke i kërkuar sipas saj që të paguante dëmin e shkaktuar përmes djegies me hekur të disa çarçafëve gjatë qendrimit atje.

Lexo edhe: “Jo një por dy Mihalë”, momenti kur çifti i turistëve tenton të largohet: Mos e hap xhamin fare

Ndërkohë, turistët nga ana e tyre mohojnë diçka të tillë duke theksuar se shkaku i këtij reagimi i të paprecedent ishte fakti se ata kishin dashur të largoheshin një natë më herët nga sa kishin prenotuar për shkak të kushteve të këqija.

Pronarja e Vila “Natali”, ku ndodhi ngjarja, Katerina Joshi ka folur për Abcneës.al duke thënë se shkaku i prerjes së rrugës me makinë nuk ishte largimi një natë para i turistëve, por dëmi i shkaktuar nga djegia e çarçafëve. Joshi pretendon gjithashtu se turistët i kanë fyer pastruesen dhe recepsionisten.

Lexo edhe: Fëmija qante, pronarët terrorizuan turistët, ABC zbardh kronologjinë, si nisi debati pas natës së parë

Madje, Joshi thotë se ishin vetë turistët që e bënë me të qarë fëmijën e tyre për ta përdorur më pas kundër pronarëve të Vila “Natali”.

“Ai përdori fjalor fyes ndaj recepsionistes dhe pastueses. Qëndrimi jonë në rrugë nuk ishte për pagesën, por për të pritur policinë. Në momentin që ai u largua në atë mënyrë unë njoftova policinë e himarës dhe në pritje të saj i pengova rrugën. Policia erdhi, por ai nuk e priti, u largua. Nëse ai do ishte i pastër duhet të kishte qëndruar. Ne nuk i kemi bërë terror as atij dhe as familjes, përkudrazi ai përdori fëmijën duke e bërë për të qarë”, shprehet ajo.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Izraeli sulmon infrastrukturën e naftës në Teheran dhe në disa zona tjera strategjike, pamje

Forcat ajrore izraelite sulmojnë infrastrukturën iraniane të naftës në Teheran. IDF njoftoi se ndërmori një…

4 minuta ago
  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

12 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

17 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

19 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

23 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

1 ditë ago