Australia ka tërhequr nga tregu dy produkte ushqimore – bëhet fjalë për “gummy” me kërpudha, ku si pasojë disa persona përfunduan të shtirë në spital me simptoma të tilla si “halucinacione shqetësuese” dhe “të vjella të vazhdueshme”, shkruan BBC.
Në një seri paralajmërimesh për shëndetin publik, njerëzit u paralajmëruan të mos hanë “gummy” të kërpudhave të Uncle Frog, për shkak të raportimeve të konsumatorëve që “përjetonin toksicitet të papritur”, transmeton Telegrafi.
Markat Cordyceps dhe Lion’s Mane janë renditur si fajtorë për këto probleme shëndetësore. Simptoma të tjera të raportuara përfshijnë aktivitet të ngjashëm me konvulsione, ankth, përgjumje ose humbje të vetëdijes.
Raste të hospitalizimeve janë regjistruar në mbarë vendin, kurse autoritetet tani po hetojnë se çfarë ka në këto produkte që po i sëmurin njerëzit.
Qeveria e Australisë Jugore tha se një adoleshent ishte gjetur “në një gjendje të papërgjegjshme” në fillim të këtij muaji, pasi kishte gëlltitur disa “gummy”.
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…