LAJME

‘Onkologjiku’, Gjykata lë në fuqi masat! Mjekja Pere mohon shkeljen: Hetoni spitalet private! Debat me gazetarët: Më keni shëmtuar fotot

Në Gjykatën e Tiranës u zhvillua seanca për mjekët dhe personat e tjerë të përfshirë në skandalin e Onkologjikut, të cilët nuk u ofronin shërbim pacientëve me tumor, por i orientonin në klinikën private të mjekut Edmiond Gashi.

Gjykata la në fuqi masat për ish-zvdrejtoreshën e QSUT, Brikena Qirjani, dy mjekët, koordinatorin e QQSUT dhe administratorin e klinikës Megis dhe administratori një farmacie.

Në hyrje të Gjykatës, mjeku Edmond Gashi dhe mjekja Alketa Pere kanë mohuar akuzat duke thënë se kanë bërë vetëm detyrën. Ndërkohë, Pere tha se duhet të hetohen klinikat private dhe të ketë një ndryshim rrënjësor të Onkologjikut.

Nuk kam asnjë koment. Kurrë në jetën time se kam bërë këtë gjë, që pacienti me kancer të shkojë në privat. Duhet të trajtohet në onkologjik, duhet të hetohen spitalet private për aktivitetin që kryhet. Duhet ndryshim rrënjësor në Onkologjik. Sot kam ardhur të mbroj veten time, jam e pafajshme”, tha Pere.

Por në valën e këtij skandali, mjekja gjeti kohë edhe të merret me fotot që i janë publikuar në media. Ajo u thotë gazetarëve se i kanë shtrembëruar fotot.

A i keni orientuar klientët në klinikë private?

Mjekja: Unë kam 10 vite….Prit moj 1 minutë, prit, një nga një. 1 minutë mi. Më keni mërzitur ju gazetarët, më keni shtrembëruar gjitha.

Vetëm foto ju interesojnë zonjë?

Mjekja: Po më interesojnë edhe ato fotot me sy kështu, me sy ashtu.

Skandali në spitalin e Onkologjikut u zbulua nga Prokuroria e Tiranës pas denoncimit të një familjari. 7 masa sigurie u vendosën pas hetimeve që zbuluan një skandal në spitalin onkologjik në QSUT. Pacientëve me sëmundje tumorale nuk u ofrohej shërbimi, dhe përmes disa mjekëve dhe stafit të përfshirë, orientoheshin në klinikën e onkologut Edmond Gashi. Hetimi i Prokurorisë së Tiranës zbuloi se ilaçet nxirreshin jashtë spitalit dhe shiteshin në disa farmacive në Tiranë. Radioterapia nuk u vu kurrë në punë edhe pse aparatura dhe lënda e rrezikshme kimike “Kobalto” ka qenë prezente në spital prej vitit 2021.

Masat që janë caktuar për personat e përshirë në dosjen e Onokolgjikut
-Edmond Gashi, mjek – “Arrest shtëpie” – Shpërdorim detyre
-Alketa Pere Ymeri mjeke – “Detyrim paraqitje”  Shpërdorim detyre
-Brikena Qirjazi zv.drejtoreshë e QSUT “Detyrim paraqitje”  Shpërdorim detyre
– Emiljano Lela Koordinatori pranë onkologjikut “Detyrim paraqitje”  Shpërdorim detyre
-Drilona Kishta ish-specialist pranë QSUNT banuese në Amerikë, “Detyrim Paraqitje”  Shpërdorim detyre
-Halil Gashi administrator i klinikës  Megis – “Detyrim paraqitje”! Akuza: Fshehje e te ardhurave
-Florian Marku administrator farmacie – “Arrest shtëpie”


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

1 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

11 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

15 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

15 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

19 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

23 orë ago