Barinjtë u kthyen në bjeshkë.
Në Bogë u organizua festa në kujtim të traditës shekullore duke e shoqëruar edhe me veshjet tradicionale.
Grupet artistike performuan me këngë të zonës.
Vallja ishte më e hareshme mes malesh e gjelbërimit.
Vallja e shpatave këtë radhë ishte mes dy brezave ndërsa jehoi edhe më fort në Bogë.
Nuk mungoi as sofra dhe gëzimi i saj.
Shtegtimi trashëgohet brez pas brezi duke shfrytëzuar kullotat më të mira në verë dhe duke zbritur nga malet në vjeshte me uljen e temperaturave.
Përfaqësuesja e ministrisë së turizmit Herida Duro shpreh rëndësinë e këtij organizimi.
Përmes tij ruhet identiteti I jetës në këto zona por dhe shpaloset kultura dhe gastronomia e veçantë.