Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar sot se ka zhvilluar një bashkëbisedim me ish-sekretaren amerikane, Hillary Clinton, për ekonomitë e zhvilluara dhe gra të fuqizuara dhe ka potencuar se parakusht për këto janë liria, paqja dhe demokracia.
Osmani ka thënë se e ka falënderuar ish-sekretaren dhe ish-presidentin Bill Clinton dhe popullin amerikan që e kanë ndihmuar Kosovën që t’i gëzojë këto të drejta dhe gjithashtu që vazhdojnë ta ndihmojnë Kosovën dhe që zëri i Kosovës të dëgjohet nëpër botë.
“Për ekonomi të zhvilluara dhe gra të fuqizuara, parakusht janë liria, paqja dhe demokracia.Në një bashkëbisedim me Sekretaren Clinton sot, e falënderova atë personalisht, Presidentin Clinton dhe të gjithë popullin amerikan që na ndihmuan që sot t’i gëzojmë këto të drejta dhe po vazhdojnë të na ndihmojnë që shembulli e zëri i Kosovës të jehojnë anekënd botës”, ka shkruar Osmani./Express/
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…