BREAKING NEWS

Në ditën e dorëheqjes së shefit të AKI-së, Gjykata merr vendim ndaj dy “gylenistëve”

Është shpallur një vendim për rastin e njohur si “gylenistët”, në të cilin u arrestuan gjashtë shtetas turq në Kosovë në mars të vitit të kaluar dhe për të cilin u shkarkuan nga pozita ish-ministri i Brendshëm, Flamur Sefaj dhe ish-shefi i AKI-së, Driton Gashi.

Një gjykatë turke ka marrë vendim për të dënuar me nga shtatë vite e gjashtë muaj burgim dy nga gjashtë turqit e arrestuar në Kosovë, nën dyshimin se janë “pjesëtarë të organizatës terroriste FETO”, të udhëhequr nga kleriku turk, Fethullah Gylen.

Ata u arrestuan në Kosovë vitin e kaluar përmes një operacioni të Agjencisë Kombëtare Turke të Inteligjencës (MIT) në bashkëpunim me inteligjencën e Kosovës, raporton AA.

Në aktakuzën e përgatitur nga Prokuroria Republikane e Stambollit, gjashtë të dyshuarit, ndër të tjera, ngarkoheshin me akuzat “Drejtim i një organizate terroriste të armatosur” dhe “Spiunim ndërkombëtar” dhe për ta ishte kërkuar burgim nga 16 vite e gjashtë muaj deri në 28 vite.

Gjykata e Krimeve të Rënda e Stambollit kishte ndarë lëndën për Osman Karakaya dhe Cihan Ozkan.

Kujtojmë se më 29 mars të vitit të kaluar, shtetasit turq, Cihan Ozkan, Kahraman Demirez, Hasan Hüseyin Günakan, Mustafa Erdem, Osman Karakaya dhe Yusuf Karabina u dëbuan nga Kosova në mënyrë të jashtëligjshme.

Kryeministri i atëhershëm, Ramush Haradinaj, e kishte dënuar këtë rast, ku edhe shkarkoi nga detyra ministrin e Punëve të Brendshme Flamur Sefajn, dhe drejtorin e AKI-së, Driton Gashin.

E në të njëjtën ditë të dënimit të dy shtetasve turq në vendin e tyre të origjinës, ka ardhur dorëheqja e Shpend Maxhunit, njeriut që e pasoi Driton Gashin në krye të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI).

Kreu i AKI-së Shpend Maxhuni ka dhënë sot dorëheqja nga pozita. Kështu ka njoftuar kryeministri në detyrë i Kosovës Ramush Haradinaj.

Haradinaj përmes një postimi të tij në Facebook, ka falënderuar Maxhunin për kontributin që ka dhënë në krye të Inteligjencës kosovare, përcjell Insajderi.

“Kam pranuar dorëheqjen e Drejtorit të AKI-së, z. Shpend Maxhuni, nga funksioni i tij në krye të Inteligjencës kosovare. Z. Maxhunin e falënderova për bashkëpunimin profesional të deritashëm në mbrojtjen e sigurisë së vendit dhe popullit tonë”, ka shkruar Haradinaj.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

10 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

12 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

13 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

15 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

15 orë ago