Presidenti amerikan Donald Trump thotë se Qasem Soleimani, gjenerali iranian i eliminuar në një sulm me dron amerikanë, planifikonte të hidhte në erë ambasadën amerikane në Bagdad.
“Unë do ta them këtë – kemi kapur një përbindësh total. Ne e shkatërruam atë. Duhej të kishte ndodhur shumë më herët. Ne e bëmë atë sepse ata kishin për qëllim të hidhnin në erë ambasadën tonë. Ne e bëmë atë për arsye të tjera të dukshme. Dikush vdiq, një nga njerëzit tanë nga ushtria vdiq. Disa njerëz u plagosën rëndë vetëm një javë më parë”, citon Politico të ketë thënë Trump
Pak më vonë, në një miting si pjesë e fushatës së tij elektorale në Toledo, Ohio, Trump tha se Soleimani ishte duke planifikuar sulme në ambasada të shumta amerikane.
“Soleimani ishte duke planifikuar në mënyrë aktive sulme të reja dhe po merrte parasysh seriozisht ambasadat tona, jo vetëm ambasadën në Bagdad, por ne e ndalëm atë,” u tha presidenti zgjedhësve të tij.
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…