Bleona Tafallari, 19 vjeçare e lindur në Kosovë, por me banim në Milano të Italisë, akuzohet se është pjesë e një grupi fundamentalist islamik me bashkëshortin e saj dhe ishte gati të shkonte për të luftuar.
Prokuroria Publike e Milanos, më saktësisht prokurori Alberto Nobili, ka kërkuar gjykim të menjëhershëm për Bleona Tafallarin, 19 vjeçe, e lindur në Kosovë, por me banim në Milano, e riemërtuar si “luanesha e ISIS-it” dhe e arrestuar më 17 nëntori të vitit të kaluar në Itali për terrorizëm ndërkombëtar pas një hetimi të koordinuar nga prokurori Leonardo Lesti, shkruan gazeta italiane, Il Giorno.
Sipas urdhrit të gjykatësit hetues Carlo Ottone De Marchi, vajza do ta kishte përqafuar radikalizmin xhihadist dhe do të ishte akomoduar edhe në mesin e të miturve, pa fshehur ambicie për të shkuar dhe për të luftuar në zonat e luftës kundër “armikut perëndimor”. Ajo do të kishte qenë një mbështetëse e përkushtuar e ISIS-it për të paktën tre vjet dhe do të kishte qenë pjesë, së bashku me të shoqin (i cili ishte në Gjermani) pjesë e grupit të quajtur ‘Luanët e Ballkanit’, përcjell Gazeta Express.
Përveç kësaj, në janar të vitit të kaluar ajo ishte e martuar me një ‘muxhahidin’ 21-vjeçar kosovar dhe kishte lidhje me sulmuesin e Vjenës Kujtim Fejzulai (foto më lart), dhe më shumë se 2,000 biseda që nuk lanë asnjë dyshim, sipas aktakuzës, për anëtarësimin e saj në ISIS.
Në pyetjen para gjyqtarit hetues e më pas edhe prokurorëve, e reja mbrohej gjithmonë duke shpjeguar se nuk kishte bërë asnjëherë propagandë, se nuk e kishte menduar asnjëherë “të bëhej dëshmore, as të shkonte për të luftuar”.
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…