Vijojnë të dalin detaje të reja nga ngjarja e një dite më parë në Tiranë, ajo në Rrugën e Kavajës te 21 Dhjetori, ku Ajas Sulejmani, 39 vjeç, u fut me të kuqe në semafor dhe përplasi një çift me foshnjen 3-muajshe.
Raportohet se në makinë e tij luksoze G – Class ka patur dhe vajzën e tij të vogël, e cila ka zënë të qajë në momentin e aksidentit, pasi është lënduar me përplasje koke në sedilje. Dhe shkaktari ka zgjedhur të bëjë “babain ndjeshëm”, duke e marrë në krah e çuar në një klinike private, njëherësh duke mos patur pikë ndjenje për të aksidentuarit shtrirë në asfalt, mes tyre dhe një foshnje pra.
Raportohet se i tronditur nga aksidenti që kishte shkaktuar, Ajas Sulejmani ka dalë nga Mercedesi i tij me duart në kokë dhe ka parë gjithë skenën për disa momente. Dhe menjëherë është rikthyer në makinë, te vajza që qante, duke e marrë në krah e ikur mes rrugicash.
Nga kjo e dhënë e re del në pah në fakt më shumë se “prindi shembullor”, një super i papërgjegjshëm, i cili me fëmijën në makinë, hem ka qenë i droguar, siç rezultoi, e hem është futur me të kuqe, duke provokuar një tragjedi që për fat nuk ndodhi.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…