LAJME

Në krizë për punëtorë, sipërmarrësi u bën thirrje studentëve: Punoni dy ditë në javë tek unë, u jap 100 euro

Diku në kufi mes Lushnjës dhe Fierit, në lagunën e Karavastasë, gjenden me mijëra hektarë tokë djerrë, sepse kripësia nuk lejon rritjen e bimëve. Por, guximi gati aventuresk, kombinuar me një sistem të ri kultivimi, po e kthen këtë hapësirë të vdekur në “ar”, duke u dhënë jetë parcelave të stërmëdha me shegë dhe goji berry.

Shpëtim Oseku, investitor në këto fusha thotë në një intervistë për A2 CNN se deri tani ka mbjellë 100 hektarë, por plani është për të mbjellë edhe 500 të tjerë. Dëshira për të investuar në zgjerim nuk mungon. Fundja, kërkesa në tregun e jashtëm e lejon këtë ambicie. Por ka një problem… nuk ka krahë pune. “Kam mbetur me 20 punëtorë. Më të rinjtë janë 50 vjeç”, tregon ai. “Edhe ata nuk kanë nevojë, vijnë për të kaluar kohën, sepse kanë fëmijët jashtë”.

Mungesat po pengojnë seriozisht shfrytëzimin e potencialeve për zgjerim të ekonomisë. “Këto parti që mbledhin për demonstrata, pse nuk mbledhin njerëz për të punuar. Si mund të mbledhin? Shansi më i madh për të punuar, ka një institut bujqësor? Po le të vijnë të bëjnë praktikën. A u çuan studentët dhe kërkojnë nga 100 euro? Të vijnë të punojnë nga dy herë në javë tek unë, ua jap unë 100 euro”, thotë ai.

Rënia e përgjithshme e popullsisë, emigracioni i lartë i të rinjve dhe puna me sezone jashtë vendit po boshatis me shpejtësi vendin nga të rinjtë, teksa bizneset kanë shpallur emergjencën për punonjës. Edhe ata pak të rinj, që si spektatorët shohin një shfaqe… me dëshpërim shohin të afërm që largohen dita-ditës në një rrugë në të cilën mund të ecin së afërmi edhe ata vetë.

Emigracioni sigurisht që nuk është një fenomen vetëm shqiptar. Edhe nga vendet e pasura largohen njerëz. E veçanta e Shqipërisë është se ajo nuk po rezulton tërheqëse as për popujt e vendeve më të varfra. Tentativat për t’i zëvendësuar me të huaj po rezultojnë me kosto të lartë dhe joefektive, pasi vendi ynë përdoret nga të ardhurit si trampolinë për të ikur në Europë.

Të jesh i madh, jo gjithmonë do të thotë se ke avantazh… madje as të qenit burim i mirë të ardhurash nuk po josh më. Shembulli më i mirë i këtij paradoksi është bujqësia, sektori jetik që sjell gati 19 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto me të cilin punojnë e jetojnë mbi 40 për qind e shqiptarëve e që po braktiset jo vetëm nga qeveritë, por tanimë edhe nga vetë njerëzit.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Izraeli sulmon infrastrukturën e naftës në Teheran dhe në disa zona tjera strategjike, pamje

Forcat ajrore izraelite sulmojnë infrastrukturën iraniane të naftës në Teheran. IDF njoftoi se ndërmori një…

51 minuta ago
  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

13 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

18 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

20 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

24 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

1 ditë ago