POLITIKE

Në kufirin me Bullgarinë dhe Rumaninë, Serbia s’i njeh dokumentet e Kosovës

Praktikën e vjetër për mosnjohjen e dokumenteve të udhëtimit të lëshuara nga Kosova, Serbia është duke e zbatuar në disa pikëkalime që nuk janë në kufirin me Kosovën.

Përfaqësues të kompanive të udhëtimeve thonë se janë përballur me situatën kur udhëtarët nuk janë lejuar ta kalojnë kufirin. Në Bruksel dhe në Beograd refuzuan të flasin për këtë rrethanë, e në Qeverinë e Kosovës shprehën pritjen që situata të ndërrojë, nëpërmjet presionit që te pala serbe duhet ta bëjë BE-ja

As pas ankesës që Kosova e ka bërë në Bruksel, Serbia nuk është duke e zbatuar në të gjitha pikëkalimet kufitare të saj marrëveshjen për njohjen e dokumenteve identifikuese.

Më 27 gusht të këtij viti Serbia hoqi letrat për hyrje-daljet që i lëshonte për kosovarët. Sprapsjen e pati bërë pasi Kosova nisi të aplikonte masë reciproke për dokumentet.

Por, praktikën e vjetër Beogradi është duke e zbatuar në disa pikëkalime që nuk janë në kufirin me Kosovën.

Autobusët e kompanisë “Barileva” secilën ditë kalojnë nëpër Serbi, si transit për në vendet e tjera të Evropës. Drejtori i kompanisë tregon problemet me të cilat përballen udhëtarët, në kufirin mes Serbisë me shtete të tjera.

“E njëjta. Qysh ka qenë më herët me dokumente, njëjtë tash me dokumente të Kosovës, nuk kanë ndryshuar fare. Na është dashur të kthehemi në pikën kufitare mes Serbisë e Bullgarisë, ku edhe më herët është bërë pranimi i dokumentacionit. Na kanë thënë që nuk e kemi në sistem. Në momentin që e skanojmë dokumentin e Kosovës nuk na e pranon sistemi”, ka thënë Naser Jonuzi.

Ai tregon pikëkalimet kufitare ku problemi është më i theksuar.

“Janë disa pika ku nuk pranohen dokumentet: pika mes Bosnjës e Serbisë, pika mes Serbisë e Rumanisë dhe mendoj që në pikat e tjera pranohet. Mes Kroacisë pranohet, Hungarisë po, Maqedonisë po, edhe Malit të Zi pranohet”, ka thënë ai.

Edhe menaxheri i kompanisë turistike “Try Tours”, Shaqë Tetaj, tregoi përmes telefonit për problemet e njëjta që hasin udhëtarët, gjatë transportit me autobusë.

Qeveria pati bërë të ditur më herët se i ishte ankuar Brukselit për moszbatim të marrëveshjes nga Serbia.

Këtë javë, gjatë raportimit në Komisionin parlamentar për Integrime Evropiane, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi tha se Qeveria është në pritje të zgjidhjes.

“Ne kemi kërkuar që kjo të shtrihet në të gjitha pikat kufitare edhe nga vendet e treta, jo vetëm brenda Kosovës dhe Serbisë dhe z. Lajçak është duke punuar në këtë drejtim”, u shpreh ai.

E, në Bashkimin Evropian prej dy ditësh nuk treguan nëse deri tash është adresuar kjo çështje.

Po kështu, informacione nuk dha as Zyra e presidentit të Serbisë dhe as Ministria e Punëve të Brendshme të këtij shteti.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

7 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

16 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

21 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago